Saturday, May 25, 2013

Perleshle direkte mes tifozeve te Bayernit dhe Dormundit (video)

je Sot ne oret e dites pati nje perleshje te nxehte mes tifozeve te Bayernit dhe Dortmundit, kjo ndodhi diten qe u zhvillua finalja e madhe e liges se kampioneve ne mes te ketyre dy skuadrave qe luhet ne Londer ne stadiumin e famshem te Wembley-t.Shikoni videon

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë (video)

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e saj me Anaidin do të vazhdojë edhe pas përfundimit të spektaklit televiziv.
“Marrëdhënia jonë ka qenë reale, dhe mendoj që akoma më reale do të jetë jashtë lojës së ‘Big Brother’. Ai vetë ka deklaruar: ‘Joana është shumë brenda në shtëpi, dhe është shumë më shumë jashtë kësaj shtëpie’, është shprehur ajo për Bluetooth.
Joana ka thënë se ish- i dashuri i saj, Jani, i kishte kërkuar që të ribashkoheshin
“Ai e vlerëson dhe e respekton vendimin tim. ‘Dua që ti të jesh e lumtur’, më tha... Më kërkoi që të kthehemi bashkë. I thashë që nuk mundem dhe që çdo gjë midis nesh ka marrë fund”, ka thënë Joana duke shtuar se vazhdon ta dojë Janin, por “si një familjar”.
“Nuk e kishte problem fare (lidhjen me Anaidin), sepse kemi kaluar gjashtë vite bashkë dhe jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Ai i di vlerat e mia. E di se sa e veçantë e sa e rëndësishme jam unë për të, ashtu siç edhe ai është i rëndësishëm për mua. Por midis nesh nuk ka më pasion. Unë e dua shumë, tamam si një familjar timin”, ka deklaruar protagonistja e “Big Brother 6”

Elhaida Dani këndon edhe ilahi (Video)

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, përpos talentit të saj jashtë-planetar për të interpretuar këngë të muzikës moderne, ka shfaqur talent të madh edhe në këndimin e këngëve fetare.
Si një muslimane e devotshme, në videon më poshtë Elhaida Dani shfaqet duke e kënduar këngën e Mahir Zayn të titulluar “Ya Nabi Salam Alayka”.
Kjo këngë është dedikim ndaj profetit Muhamed a.s. dhe ndryshe është këngë fetare, apo ilahde.
Elhaida Dani së fundmi ka arritur të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të këndimit The Voice of Italy.

Neymar nënshkruan me Barcën (video)

Barcelona ka siguruar shërbimet e yllit brazilian, Neymar, për një shumë prej 28 milionë eurosh.
Ylli i Santosit do të luajë në Camp Nou në pesë vitet e ardhshme, ndërsa do të përfitojë shtatë milionë euro për sezon.
Braziliani thuhet se e ka refuzuar Real Madridin, edhe pse Mbretërit kishin ofruar shtatë milionë euro më shumë për blerjen e tij, si edhe një pagë më të madhe vjetore.
21-vjeçari ka qenë në shënjestër të shumë klubeve evropiane, si Bayern Munich, Chelsea e Paris Saint-Germain, por lufta për nënshkrimin e tij është zhvilluar kryesisht mes dy rivalëve spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid, ndërsa Blaugranët duket se kanë dalë fitues në këtë garë.

Bayern Munchen pushton Evropen (video)

Bayern Munichu është mbret i Evropës për edicionin 2012/2013. Bavarezët e kanë mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat 2-1 në finalen e Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Wembley Stadium.
BVB ishte skuadra më e mirë në gjysmën e parë duke e mbajtur nën presion të vazhdueshëm kampionin e Gjermanisë në periudhën më të madhe të 45 minutave të para. Megjithatë, rrjetat nuk u prekën.
Lewandowski, Blaszczykowski e Bender patën rastet më të mira për Dortmundin, mirëpo i pakalueshëm u tregua portieri Manuel Neuer
Nga ana tjetër, portieri Weidenfeller u ndihmua nga shtylla për të mbrojtur goditjen me kokë të Mandzukic. Arjen Robben u gjet në disa raste shënimi, por dështoi të ishte i saktë.
Gjysma e dytë e supersfidës ishte e baraspeshuar, me të dyja skuadrat që tregoheshin të kujdesshme dhe pritnin rastin për të ndëshkuar

Bavarezët ishin të parët që u gëzuan. Ribery bëri një pasim të bukur te Arjen Robben, i cili krosoi për mrekulli te Mario Mandzukic dhe kroati shënoi në portën e zbrazët (60’).
Mirëpo, ofensiva e verdhezinjve u tregua e suksesshme, sepse pas pak minutave Dante ndërhyri në mënyrë të gabuar në Reus. Ilkay Gundogan e barazoi rezultatin nga pika e bardhë (68’)
Pas rasteve të njëpasnjëshme nga të dyja palët, në skenë doli njeriu që shpeshherë ka rezultuar tragjik nëpër finale. Ishte kjo mbrëmja e Arjen Robben, i cili për mrekulli kaloi mbrojtjen e BVB për ta shënuar golin më të rëndësishëm në karrierën e tij (89’) – atë që i solli Bayernit trofeun e Ligës së Kampionëve, të pestin në histori të klubit
Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, edhe pse nuk u inkuadrua në lojë këtë mbrëmje, ai ngriti trofeun derisa në duar mbante flamurin e Kosovës dhe atë të Zvicrës
Bayern Munichu është vetëm një trofe larg për ta shkruar historinë këtë edicion. Bavarezët e kanë fituar Bundesligan, Ligën e Kampionëve dhe janë vetëm një fitore larg (ndaj Stuttgart) që ta fitojnë edhe Kupën e Gjermanisë (DFB Pokal)


Wednesday, May 22, 2013

Njeriu me zërin magjik i cilli nga lypësi behet MILIONER (Video)

Shikoni se si ky Njeri me zërin e tij magjik  nga lypësi behet MILIONER,vërtetë kjo të çmend..për më tepër shiko videon

Super Harlem Shake në Parlamentin Shqiptar(VIDEO)

Siç e dim se Harlem Shake pushtoi gjithë botën,edhe në Parlamentin e Shqipërisë nuk mbeti pa u bë një Harlem Shake..Vërtet shumë interesante ,shiko videon për më tepër