Friday, April 26, 2013

Anaidi ngacmon Riken (video)

Anaidi me Xhimin kanë dalë në oborr dhe diskutojnë për banoren e re. Tani më ajo është në qendër të vëmendjes dhe të dyshimeve gjithashtu. Ata ironizojnë dhe tallen mes njëri-tjetrit me Riken. Por dalin në përfundimin se ajo mund të mos i ketë ndjekur shumë nga jashtë.
 
Megjithatë Anaidi ka vendosur ta ngacmojnë banoren e re. Ata hyjnë brenda në shtëpi dhe i bashkohen grupit të banorëve që ndodhen në holl, ku është edhe Rikja. Ato kapen me fjalë me njëri-tjetrin dhe në një moment ajo thotë: “çfarë të bëj, na mërzitët”, dhe Anaidi i përgjigjet: “U mërzite? Aty e ke derën”. Por sipas Rikes nuk është ai që duhet tja thotë këtë gjë. Ata ironizojnë njëri-tjetrin në bisedat në vazhdim. Rikja që mundohet të nxjerre dobësitë e Ananidit duke i thënë që nuk ke për tu bërë asnjëherë gazetar. Ndërsa Anaidi që i përgjigjet: “Pse mendon kështu, ngaqë nuk kam zë për opera?”. Ai e pyet Riken nëse ka ndonjë sekret me vete dhe ajo i thotë që ka shumë sekrete. Në këtë frymë ironie vijojnë bisedat mes njëri-tjetrit.

No comments:

Post a Comment