Friday, April 26, 2013

Apple teston iPhone 6 dhe iOS 7? (VIDEO)

Janë paraqitur shenjat e para që Apple ka filluar me testimin e iOS të ri në hardverin e ri. Sipas The Next Web, programerët në aplikacionet e tyre kanë gjetur shënime me identifikatorë për iOS 7 dhe iPhone 6.
Shenja e koduar e telefonit të ri është iPhone6,1, ndërsa bazohet në iOS 7, siç thuhet. IP adresat e pajisjeve nga të cilat u janë qasur resurseve në largësi janë nga kampusi i Apple në Cupertino, që do të thotë që është duke u testuar kompatibiliteti i versionit të ri të sistemit operativ me aplikacionet e popullarizuara në App Store. Pavarësisht kësaj, Apple thuhet se ka filluar punën në iOS 7 kah fundi i vitit 2012, ndërsa së shpejti do të duhej të konfirmohej edhe seti përfundimtar i funksionalitetit i cili do të jetë në disponim para publikimit publik të iOS.
Apple tradicionalisht risitë lidhur me iOS i ka publikuar në konferencën WWDC e cila mbahet në qershor. iPhone i ri do të duhej të lansohet në vjeshtë.

No comments:

Post a Comment