Friday, April 19, 2013

Balotelli, ndër 100 personat më me ndikim (video)

Ylli i Milanit, Mario Balotelli, është përfshirë në listën e 100 personave më me ndikim në botë të revistës Time.
22-vjeçari është përfshirë si pjesë e seksionit “ikonë” të listës së famshme të revistës, krahas personave si zonja e parë e SHBA-ve, Michelle Obama, yjet e muzikës Beyonce dhe Justin Timberlake dhe politikani burmez Aung San Suu Kyi.
“Mario ka të gjitha kualitetet të jetë një top-lojtar: fuqinë dhe atletizmin, krahas një kuptimi të mirë të lojës – të gjitha pozitive”, ka thënë Gianfranco Zola, përzgjedhësi i revistës për seksionin e lojtarëve.
“Kam punuar me Mario për një periudhë të shkurtër me ekipin U21 të Italisë. Më ka pëlqyer ai menjëherë. Më ka pëlqyer mënyra se si e mban veten dhe ndërtimi dhe qetësia në situata”.
“Nga larg njerëzit mund të mendojnë se ai është i çmendur, por jo. Mario është një djalosh i dashur, shumë i përulur dhe shumë qesharak. Mund t’ju siguroj se njerëzit gjithmonë kanë kënaqësinë të qëndrojnë me të”, ka shtuar Zola.
Në mesin e sportistëve të tjera në listë janë edhe legjenda e basketbollit LeBron James dhe ylli i tenisit Li Na. 

No comments:

Post a Comment