Thursday, April 18, 2013

Bleona i kërkon martesë promotorit Jeffrey Sanker? (Video)


Ndërsa deri tani kishim parë mjaft foto nga ndeja e jashtëzakonshme në Palm Springs të Kalifornisë, ku Bleona Qereti pozoi para meshkujve të bukur gjysmë lakuriq por jo dhe të “rrezikshëm”, tani kemi mundësinë të shohim këtë përformancë edhe në video.
E veshur fillimisht si një “gorillë” që shndërrohet në një diva seksi, Bleona ka ndezur atmosferën para mijërave shikuesve ‘gay’ që mbajtën sytë tek ajo dhe hiret e saj, gjatë tërë performancës.
Në fund, Bleona i është falënderuar promotorit kryesor Jeffrey Sanker për ftesën e bërë, dhe në kulmin e eksitimit, i ka kërkuar atij publikisht që ta martoj atë.

Besojmë, që kjo ka qenë vetëm një lajkë falënderues ndaj një promotori të fuqishëm, e këngëtares shqiptare që po kërkon me ngulm suksesin në SHBA, pasi e dimë mirë që ajo është veçse e involvuar në një martesë të lumtur me Ganiun.

No comments:

Post a Comment