Monday, April 22, 2013

Debuton si prezantues, me sharje (Video)

Prezantuesi amerikan, A.J. Clemente, e ka filluar karrierën e prezantimit të lajmeve në mënyrën më të keqe të mundshme. Ai e ka nisur me sharje, ndërkohë që kolegia e tij, Van Tieu, e ka prezantuar para shikuesve.
Clemente ka arritur që disi ta tejkalojë situatën, mirëpo më pas ka shkruar në Twitter: “Nuk ka mundur të shkojë më keq”.
Redaktorja e lajmeve, Monica Hannan, shfrytëzoi profilin e saj nëFacebook për t’u kërkuar falje shikuesve duke thënë se prezantuesi nuk e ka ditur që mikrofoni është i lëshuar.
Ai është suspenduar që në ditën e parë të punës derisa të merret një vendim për punën e tij të mëtutjeshme. 

No comments:

Post a Comment