Wednesday, April 17, 2013

Edberi Puth ne buze Joanen Dhe Elenen Anaidi behet shume Xheloz(Video)

Anaidi, Joana, Elena dhe Vigani ndodhen ende në oborr, ndërsa pjesa tjetër janë futur brenda dhe fillojnë të merren me punët e shtëpisë. Në bisedë e sipër Elena tregon për një puthje në buzë mes asaj, Edberit dhe Joanës. Të tre duke luajtur kanë bërë një puthje në buzë njëherësh. Anaidit duket se nuk i pëlqen fare kjo gjë dhe fillon një diskutim mes tij dhe Joanës.
Anaidi u thotë vajzave se Rikja ka për t’i nominuar të dyja këtë javë dhe Elena thotë se nëse ajo është vërtetë e dashura e Edberit, atëherë e ka arsyen që t’i nominojë. Joana i thotë se ajo nuk ka pasur ndonjë gjë me Edberin dhe Elena ia kthen “po kur putheshim në buzë në të tre, unë, ti dhe Edberi?”. Joana i thotë “çfarë puthje ishte ajo?, sa herë jemi puthë në buzë ne të dyja, s’do të thotë asnjë gjë”, ndërsa Elena i thotë se Rikja e ka deklaruar se është shumë xheloze dhe ndoshta mund të jetë edhe kundër tyre. Anaidi me habi u thotë vajzave “kur jeni puth në buzë ju që nuk di gjë unë?”. Elena ia sqaron se ato të dyja dhe Edberi janë puthur njëherësh për lojë dhe shprehet “ke parasysh, tre koka bashkë, njëherësh, ishte sa për gallatë”.
Anaidi sheh nga Vigani si për të pritur një reagim edhe nga ai dhe Vigani shprehet “çfarë të thotë vëllai jot?”. Anaidi dhe Vigani qeshin me ironi dhe Anaidi nis një diskutim me Joanën duke i kërkuar asaj në një farë mënyrë se përse ka ndodhur një gjë e tillë. Joana mundohet që të sqarojë Anaidin, por ai i thotë “mua s’më ke puthur ndonjëherë në buzë ti, për mua puthja në buzë është shumë intime dhe nuk e kuptoj se çfarë mund të bëni më shumë për të bërë xheloze të dashurën e Edberit”. Elena dhe Joana përpiqen të justifikohen duke thënë “po nuk ishte puthje se imagjino tre koka bashka sa mund të përken buzët” dhe Anaidi ironizon përsëri duke thënë “aha, ishte puthje skenike”.
Për disa minuta Anaidi ironizon dy vajzat duke i thënë Elenës “a të të puth pak cepin e buzës?” dhe më pas shprehet “s’jam puthur ndonjëherë treshe unë”. Përgjigjet e tij bëjnë që Joana të mërzitet dhe më pas të debatojë me të.

No comments:

Post a Comment