Tuesday, April 16, 2013

Eliminimi i Marselës nga The Vioice of Italy (video)

Marsela Çibukaj është eliminuar nga “The Voice of Italy” në edicionin e fundit të spektaklit që u organizua të enjten mbrëma.
Këngëtarja shqiptare, e renditur e dyta në edicionin shqiptar të “The Voice” vitin e kaluar, këndoi “L’amore si odia”, që është këngë e trajneres së saj, Noemi.
Por, pavarësisht zërit dhe performacës së saj Marsela u eliminua javën e kaluar, mbase si pasi nuk kishte zgjedhur këngën e duhur që i përshtatej.
Marsela eliminohet kështu në rundin e dytë të dueleve, derisa e kualifikuara më tej ishte Nausicaa Magarini.
Garën në The Voice of Italy është duke e vazhduar një shqiptare tjetër, Elhaida Dani.

No comments:

Post a Comment