Tuesday, April 16, 2013

George Bush bëhet gjysh


George W. Bush është bërë gjysh për të parën herë, pasi vajza e tij Jenna ka lindur gjatë vikendit.
Ish-presidenti amerikan, 66-vjeçar, ka mirëpritur mbesën të shtunën mbrëma, pasi njëra nga vajza e tij binjake, në spitalin e New Yorkut lindi fëmijën e saj të parë me burrin Henry Hage.
“Emri i vogëlushes time është Margaret Laura ‘Mila’ Hager’”, ka thënë ish-presidenti përmes një deklarate të lëshuar.
“Ne takuam mbesën tonë të bukur sot. Jenna dhe Mila janë të shëndetshme. Dhe familja jonë është e ngazëllyer”, ka shtuar George. 

No comments:

Post a Comment