Tuesday, April 16, 2013

Në Veleshtë të Strugës lindi ‘Messi’

Më 9 prill në spitalin e qytetit në Strugë lindi Messi Shehu. Muharrem Shehu, nga fshati Veleshtë i Strugës një fans i madh i klubit Barcelona dhe Lionel Messit, ka vendosur që djalit të tij të sapolindur t’ia vë emrin sulmuesit argjentinas.
“Unë personalisht vendosa që djalin tim ta quaj Messi, sigurisht që motivi kryesor është se ky emër më ka gëzuar shumë herë në jetë duke pasur parasysh fitoret e shumta që ia ka dhënë klubit që unë e preferoj më së shumti, pra Barcelonës. Përveç kësaj, emri Messi tashmë është shumë popullor, Messi është edhe një personalitet shumë human, e them këtë duke pasur parasysh veprimtaritë e tij të shumta dhe ndihmat që ai ka dhënë për njerëzit në nevojë, pra është një personalitet i veçantë, kështu që nuk ka asnjë pengesë që djali im ta ketë atë emër, madje është kënaqësi”, ka thënë babai i fëmijës për Portalb.
Muharremi eshët zotuar se do të bëjë gjithçka që është e mundur që djali i tij, Messi, të bëhet një lojtar që do të arrijë majat e futbollit evropian dhe botëror.

No comments:

Post a Comment