Tuesday, April 16, 2013

Rikja tregon për veten: “Jam myslimane dhe e lexoj Kuranin” (video)

Ndërsa djemtë janë duke folur, atje shkon Rikja dhe Eldora, të cilat futen menjëherë në bisedë me djemtë, ku Rikja i pyet se për çfarë ishin duke folur pak më parë. Edberi i tregon se ishin duke folur për të dhe djemtë përfitojnë ta pyesin lidhur me disa dyshime që kanë për të lidhur me gjuhën dhe jetën e saj në Itali. Djemtë dyshojnë se ajo ka aq shumë vjet qëndrimi në Itali pasi e kuptojnë nga mënyra se si e flet gjuhën italiane dhe gjithashtu i duket sikur shtiret gjatë kohës që bisedon me ta në gjuhën shqipe e bën sikur nuk i gjen dot fjalët. “Unë shqip flas vetëm me mamin e babin”, i shpjegon Rikja, duke thënë se është mëse normale që të ketë mangësi në gjuhen shqipe, e kështu bisedojnë për disa minuta me njëri-tjetrin.

Ata fillojnë të bisedojnë për fenë me njëri-tjetrin, ku Rikja thotë se është myslimane dhe se librin e Kuranit e ka marrë me vete edhe në Itali dhe e lexon herë pas here. “Unë nuk i lutem Zotit vetëm kur kam nevojë”, thotë Rikja, gjë që hap diskutim midis tyre, ku djemtë e komplimentojnë lidhur me këtë fakt vajzën. Më pas ata hapin tema diskutimi, ku të gjithë flasin për fenë, duke treguar e komentuar histori nga Kurani.

Në dhomën tjetër të gjumit ndodhet Elena e Vigani, të cilët shtrihen për të fjetur bashkë me njëri-tjetrin, ndërsa Joana e Anaidi shtrihen në krevatin e Anaidit, duke vendosur të flenë edhe ata bashkë.

Më vonë Anaidi çohet dhe fshihet në dollap, duke dashur ta trembë Riken, e cila nuk ka shkuar ende në dhomë për të fjetur. Ndërkohë që Rikja hyn në dhomë, fillon të bëjë një bisedë me Joanën, e cila e mban enkas me muhabet, në mënyrë që loja e Anaidit të funksionojë. Sapo Rikja bëhet gati të dalë nga dhoma, Anaidi hap dollapi dhe Rikja ulërin me zë të lartë, e frikësuar. Kjo shkakton të qeshura tek pjesa tjetër e banorëve edhe tek vetë Rikja më vonë.

Më pas të gjithë shtrihen nëpër krevatet e tyre dhe vendosin të flenë gjumë.

No comments:

Post a Comment