Friday, April 26, 2013

Tuna shan flliqt Albanin në emision live (video)

Spektakli i mbrëmshëm i, ‘X Factor’ në Shqipëri u shndërrua në “luftë” për anëtarët e jurisë të cilët, patën përplasje të shumta me njëri tjetrin, përcjellë performancat e konkurrentëve në grupet e tyre përkatëse.
Ishte Tuna dhe Alban Skënderaj ata të cilët u kapën me njëri tjetrin lidhur me performancën e grupit, “Natyral” e që bënë pjesë në skuadrën e Albanit.Si Tuna ashtu edhe anëtari tjetër i jurisë, Pandi Laco qenë kritikët më të mëdhenj të grupit,’Natyral’ të skuadrës së Albanit e kjo gjë e acaroi shumë këngëtarin.
“Ishte një nga performancat më të mira të grupit ‘Natyral’. Por, juria sot bëri vlerësime sipërfaqësore”, ishte deklaratë e Albanit që e bëri Tunën të nxehet.
“Alban, asnjë nga ne nuk jemi këtu për të bërë vlerësime sipërfaqësore”, i’u kundërpërgjigj këngëtarja duke e tensionuar edhe më shuam situatën në panel.
Për më shumë, pothuajse e tërë natë ë mbrëmshe e këtij spektaklu muzikor u përcjell me mospajtime e kundërakuza në këtë panel duke dëshmaur se jurisë së, ‘X Factor’ i mungon harmonia me njëri tjetrin.

No comments:

Post a Comment