Friday, April 26, 2013

Zanfina Ismajli me fletë arrest për armëmbajtje pa leje (VIDEO)

Për këngëtaren Zanfina Ismajli është lëshuar një fletë arrest për armë mbajtje pa leje. Sipas disa dokumenteve që ka siguruar indeksonline, Zanfina do të vuaj dënimin me burg për 16 ditë.
Urdhëri është lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Pejë. E gjithë kjo çështje daton nga mesi i vitit të kaluar, derisa në Urdhër arrest mësohet se Zanfina ka qenë vështirë e kontaktueshme pasi që ka ndërruar vendbanim.
Urdhërin nga Gjykata e Qarkut në Pejë do ta ekzekutoj Policia në Stacionin Policorë në Prishtinë.

No comments:

Post a Comment