Wednesday, May 22, 2013

Çani feston 45-vjetorin, politikanë e artistë mes balerinash seksi topless (VIDEO+FOTO)




Në programin e tij “Zonë e lirë”, Arian Çani i njoftoi miqtë për festën e veçantë që kishte rezervuar për ta, ndërkohë që e la enigmatike se cili ishte personi që do festonte 45- vjetorin në club “Mumja” të shtunën. Ndërkohë që jashtë ekranit u kishte dërguar festa personale të gjithë miqve të tij të afërt, se ishte ai vetë që festonte ditëlindjen, dhe për këtë datë të shënuar u kishte rezervuar atyre një natë jashtë formaliteteve dhe darkave mondane, por një “party” gjithë adrenalinë me perfomancën e dj Katjushës në topless. Dj.Katusha, e ardhur nga Ukraina dhe e njohur për perfomancat e saj topless në clube, ishte surpriza e mbrëmjes me të cilën Çani kishte menduar të argëtonte të ftuarit e tij VIP, në festën e ditëlindjes që e organizoi në club “Mumja” në Tiranë. Katjusha, me të cilën Çani bëri show në programin e tij para dy vitesh pasi e puthi “live’ në studio, ka bërë spektakël për qejfin e Çanit dhe miqve të tij, të cilët kanë ndjekur ritmin e saj gjatë gjithë mbrëmjes, ku luajti dhe Dj. Cerry në momentet e saj të pushimit. Personazhet që i kanë uruar edhe 100 vite të lumtura Arianit, në natën e tij ishin shumë, mes të cilëve Vera Grabocka e Timo Flloko, Oni Pustina dhe e dashura e tij, Linda Poda, Floriana Garo me të fejuarin Tedi, Ermal Mamaqi e Ami Toska, Blendi Fevziu me bashkëshorten e tij, Aleksandër Frangaj, politikanët Sokol Olldashi, Ben Blushi, Sokol Nako etj. Gjithashtu në festën e ditëlindjes së tij ishin pa dyshim analistët Artur Zheji, Andi Bushati, Henri Çili, si dhe artistë e personazhe të njohur, mes të cilëve: Olta Gixhari, Olsi Mingomataj, Ervin Sinjali, Suela Konjari, Genc Fuga, Dr. Flori, Kastro Zizo etj., ndërsa u shfaqën të ekzaltuar para dj. topless. Festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe të ftuarit nuk dëshironin të largoheshin nga ajo atmosferë elektrizuese
Ne vijim ju sjellim edhe nje video ku Arian Cani ne emisionin te tij drejt per drejt puth MISS Monika 2012

No comments:

Post a Comment