Friday, May 3, 2013

Elhaida vazhdon në “The Voice of Italy”, sërish mahnit (video)

Elhaida Dani, e cila është duke garuar në spektaklin “The Voice of Italy”, edhe një herë ka mahnitur jurinë dhe publikun me performancën e saj.
Këngëtarja shqiptare mbrëmë ka bërë paraqitjen e saj të fundit në spektakël, një paraqitje e admiruar nga të katër anëtarët e jurisë që i dhanë dritën e gjelbër për të vazhduar garën.
Elhaida për spektaklin e mbrëmshëm zgjodhi baladën “All By Myself” e kënduar nga këngëtarja kanadeze Celine Dion. Kënaquni me performancën. 

No comments:

Post a Comment