Saturday, May 25, 2013

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë (video)

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e saj me Anaidin do të vazhdojë edhe pas përfundimit të spektaklit televiziv.
“Marrëdhënia jonë ka qenë reale, dhe mendoj që akoma më reale do të jetë jashtë lojës së ‘Big Brother’. Ai vetë ka deklaruar: ‘Joana është shumë brenda në shtëpi, dhe është shumë më shumë jashtë kësaj shtëpie’, është shprehur ajo për Bluetooth.
Joana ka thënë se ish- i dashuri i saj, Jani, i kishte kërkuar që të ribashkoheshin
“Ai e vlerëson dhe e respekton vendimin tim. ‘Dua që ti të jesh e lumtur’, më tha... Më kërkoi që të kthehemi bashkë. I thashë që nuk mundem dhe që çdo gjë midis nesh ka marrë fund”, ka thënë Joana duke shtuar se vazhdon ta dojë Janin, por “si një familjar”.
“Nuk e kishte problem fare (lidhjen me Anaidin), sepse kemi kaluar gjashtë vite bashkë dhe jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Ai i di vlerat e mia. E di se sa e veçantë e sa e rëndësishme jam unë për të, ashtu siç edhe ai është i rëndësishëm për mua. Por midis nesh nuk ka më pasion. Unë e dua shumë, tamam si një familjar timin”, ka deklaruar protagonistja e “Big Brother 6”

No comments:

Post a Comment