Saturday, May 4, 2013

Momente dramatike, sulm i armatosur mbi patrullën policore (Video)

Policia e Middlefield të shtetit Ohio të SHBA-së ka publikuar sot një video incizim dramatik kur personi i armatosur ka hapur zjarr në patrullën e policisë së komunikacionit, pas ndalimit për kontrollim rutinë.
Ende nuk dihet se përse sulmuesi, i identifikuar si James Gilkerson (42 vjeçar) ka shkrepur 37 fishekë nga pushka në drejtim të policisë, pasi ishte ndaluar për kontroll rutinë më 10 mars, transmeton “Daily mail”.
“Doli nga vetura me qëllim që të vras zyrtarët e mi. Nuk e dimë pse e bëri këtë”, deklaroi shefi i policisë së Middlefield-it, Arnold Stanko.
Policët që ndaluan Gilkerson-in, Erin Thomas dhe Brendon Sewech, i janë përgjigjur me zjarr sulmuesit dhe e kanë vrarë atë duke e qëlluar me disa plumba.
Në video incizimin policor shihet se si Gilkerson del nga vetura e tij, pasi që ishte ndalur në udhëkryq dhe menjëherë qëllon në drejtim të policëve. Dëgjohet se si polici Thomas, i cili në atë moment ishte jsht automjetit patrullues, i befasuar klith, derisa plumbat thyejnë xhamin e përparmë të automjetit.
Ndërsa polici tjetër, ndërkohë i përgjigjet me zjarr sulmuesit dhe ai, së bashku me Thomasin e vrasin sulmuesin. Polici Thomas gjatë këtij sulmi të armatosur ka humbu gishtin kurse Sewech ka shpëtuar me lëndime më të lehta.
Shefi i policisë ka thënë se në automobilin e Gilkerson-it janë gjetur tetë pafta me nga 40 fishekë dhe libra lidhur me luftimet dhe armët. 

No comments:

Post a Comment