Friday, May 3, 2013

Ndiqet me armën me të cilën sulmon (Video)

Viktima shndërrohet në sulmues pasi i rrëmben armën grabitësit.
Në një rrugicë në New Orleans, një amerikan ia doli të mbrohet nga një grabitës i panjohur i cili ia drejtoi armë e gjahut. Policët kanë kërkuar ndihmë për identifikimin e sulmuesit, i cili në shënimet poshtë videos në Youtube thuhet se është zezak i moshës 16-20 vjeçe.
Në videon që do ta shihni më poshtë mund të shihni se si viktima bëhet sulmues, pasi ia rrëmben grabitësit armët dhe e ndjek me të.
Po ashtu në përshkrimin në YouTube thuhet se viktimës i afrohet një veturë me dy zezakë, nga të cilët njëri viktimës i kërkon që ta kthej armën, në këmbim të celularit që i kishte rënë gjatë ndjekjes.
Personi i sulmuar shtie në veturën e cila largohet në drejtim të panjohur.

No comments:

Post a Comment