Sunday, May 5, 2013

Një provë e çuditshme në Big Brother (video)

Në këto ditë të nxehta vere uji është miku më i mirë dhe për këtë banorët duhet ta kursejnë sa më shumë atë. Ky uji do u shërbejë banorëve për provën finale e cila do të zhvillohet ditën e shtunë gjatë spektaklit të Big Brother. Sa më shumë ujë të mbledhin aq më e lehtë do të jetë edhe fitorja e buxhetit.
Kjo provë do të zhvillohet në çifte të cilët do të përcaktohen përmes zgjedhjes së goglave të cilat do tërhiqen nga banorët. Personi i cili mbetet pa gogël është asistenti i kësaj loje i cili ka për detyrë që te zbrazë ujin e mbledhur në govatë sa herë që banorët e hedhin në të dhe ta hedhë në një enë të tejdukshme. Prova zhvillohet në fushën e lojërave në të cilën ndodhet një pishinë dhe një govatë. Pishina është e mbushur me uji kurse govata është bosh.

Qëllimi i provës është që nëpërmjet një veshje sfungjeri banorët do të zhyten në pishinë dhe do të shtrydhen në govatë për ta mbushur atë me uji. Kjo gjë duhet të ndodhi, pa përdorur pëllëmbët e duarve, por vetëm duke u përqafuar. Banori i cili përdor pëllëmbët e duarve penalizon të gjithë banorët duke e humbur këtë provë. Me rënien e gongut fillon ekzekutimi i provës, por duhet patur kujdes që çifti i banorëve duhet ta shtrydhë ujin brenda në govatë pa dalë jashtë saj.
Pas zgjedhjes së goglave çiftet janë : Elona dhe Edberi, Shpendi dhe Rikja, Anaidi dhe Eldora; Joana dhe Iliri; Anaidi dhe Eldora janë çifti i parë që fillojnë të ekzekutojnë provën, pas tyre është Elona me Edberin, Joana me Ilirin dhe në fund Shpendi me Riken

No comments:

Post a Comment