Saturday, May 4, 2013

Sërish godet Elvana, tani me Kreshën (vidoe)

Elvana Gjata nuk po ndalet, ose mund të themi të paktën se kjo fjalë nuk ekziston në fjalorin e saj. Kjo pasi këngëtarja atraktive shqitpare ka publikuar projektin e saj të ri të jashtëzakonshëm me reperin nga Kosova, MC Kresha.
Kënga e punuar nga produksioni Threedots është një manifest i harreshëm, që shfaq dy këngëtarët në një klub duke performuar.
Tashmë kënga ështëh pritur shumë mirë nga publiku, me shumë komente pozitive dhe shpërndarje nëpër rrjetet sociale.
Elvana po gëzon sukses të jashtëzakonshëm me këngën “Beso” në bashkëpunim me 2po2 dhe pritet që edhe projekti me Kreshën të mos jetë më ndryshe nga ana e suksesit. 

No comments:

Post a Comment