Ylli i Santosit do të luajë në Camp Nou në pesë vitet e ardhshme, ndërsa do të përfitojë shtatë milionë euro për sezon.
Braziliani thuhet se e ka refuzuar Real Madridin, edhe pse Mbretërit kishin ofruar shtatë milionë euro më shumë për blerjen e tij, si edhe një pagë më të madhe vjetore.
21-vjeçari ka qenë në shënjestër të shumë klubeve evropiane, si Bayern Munich, Chelsea e Paris Saint-Germain, por lufta për nënshkrimin e tij është zhvilluar kryesisht mes dy rivalëve spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid, ndërsa Blaugranët duket se kanë dalë fitues në këtë garë.
No comments:
Post a Comment