Ish-infermierja e saj, Omaima Neslon do të paraqitet para trupi gjykatësve të burgut të grave në Chowchilla, në qendër të Kalifornisë.
Gruaja u dënua për vrasjen e burrit të saj, 56 vjeç, William Nelson dhe autoritetet e cilësojnë këtë një vrasje e karakterit kanibal. Prokurorët kanë thënë se motive ndoshta ka qenë vjedhja e pronës së viktimës.
Gruaja e dënuar e ka mohuar këtë duke pretenduar se e ka vrarë për tu mbrojtur ndaj agresionit të tij. Një psikiatër dëshmoi në gjyq se Nelson ka pranuar se i hëngri brinjët e burrit të saj, një pohim të cilin ajo e ka mohuar më pas. Në 2006 u refuzua lirimi i saj nga burgu, pasi u gjykua se ajo ishte kërcënim për sigurinë publike.
No comments:
Post a Comment