“Unë personalisht vendosa që djalin tim ta quaj Messi, sigurisht që motivi kryesor është se ky emër më ka gëzuar shumë herë në jetë duke pasur parasysh fitoret e shumta që ia ka dhënë klubit që unë e preferoj më së shumti, pra Barcelonës. Përveç kësaj, emri Messi tashmë është shumë popullor, Messi është edhe një personalitet shumë human, e them këtë duke pasur parasysh veprimtaritë e tij të shumta dhe ndihmat që ai ka dhënë për njerëzit në nevojë, pra është një personalitet i veçantë, kështu që nuk ka asnjë pengesë që djali im ta ketë atë emër, madje është kënaqësi”, ka thënë babai i fëmijës për Portalb.
Muharremi eshët zotuar se do të bëjë gjithçka që është e mundur që djali i tij, Messi, të bëhet një lojtar që do të arrijë majat e futbollit evropian dhe botëror.
No comments:
Post a Comment