Friday, May 3, 2013

Anaidi: Kam zbuluar sekretin e Ilirit, Ja cili është…(video)

Anaidi dhe Joana bisedojnë në dhomën e gjumit në katin e dytë, ndërkohë që Anaidi fillon të flasë për veten dhe për zbulimin e sekretit të Ilirit. Ai thotë se ka një ide rreth sekretit të Ilirit dhe nëse e gjen atë do ta ketë shumë të thjeshtë të fitojë Big Brotherin. Më pas aty shkon Iliri dhe të dy hedhin batuta duke qeshur me njëri-tjetrin.Eldora fillon të bisedojë me Elenën dhe t’i tregojë asaj rreth bisedës që ka bërë me Shpendin dhe rreth dyshimeve që ka pasur ai se ajo po bëhej pjesë e ndonjë grupi. Eldora thotë se ia ka bërë të qartë atij që nuk ka qenë pjesë e asnjë grupi. Pastaj vajzat flasin për nominimet dhe rreth banorëve që e kanë nominuar Elenën javën e kaluar. Pas pak me vajzat bashkohet edhe Anaidi, i cili e këshillon Elenën që të mos ketë shumë besim tek njerëzit që e rrethojnë. Eldora thotë se këtë këshillë ia ka dhënë edhe ajo Elenës, citon albeu. “Ti Eldora deri tani s’ke mbajtur anën e askujt”, i thotë Anaidi, ndërkohë që Eldora përforcon mendimin e tij. 

No comments:

Post a Comment