Sunday, April 28, 2013

Fakte te reja nga Kullat binjake në Amerikë.(VIDEO)


Misteri i sulmit terrorist në kullat binjake në Amerikë, mesa duket filloi të marrë një formë tjetër!
Policia e New York-ut njoftoi se ka gjetur disa pjesë metalike të cilat sipas gjasave mund të vijnë nga avioni i cili goditi njërën prej kullave binjake të Qendrës Tregtare Ndërkombëtare më 11 shtator.
“Pjesë të sistemit të uljes, që sipas fakteve duket se vjen nga avionët që goditën kullat binjake më 11 shtator 2001, u gjendën të izoluara ndërmjet dy ndërtesave në pjesën e poshtme të Manhatanit”, deklaroi zëdhënësi i policisë Pol Brwoun. Raportohet gjithashtu se pjesa metalike e gjetur ka numër serial të avionit Boeing.
Edhe pse vetë zëdhënësi nuk e përcaktoi madhësinë dhe specifikën e kësaj pjese, gazetari i kanalit televiziv NBC, raportoi se pjesa metalike e zbuluar është rreth 1.5 m e madhe. Vendi në të cilën u gjend kjo pjesë, është shumë e vështirë dhe ngushtë kjo shpjegon dhe “fshehjen” për 12 vjet të kësaj pjese.

No comments:

Post a Comment