Monday, April 22, 2013

Vigani dhe Edberi shpesh kanë shkuar me të njëjtat femra(video)

Meti Alshiqi, djaloshi i cili u bë i njohur nga edicioni i kaluar i “Big brother”, pas punëve të suksesshme si model e menaxher lokalesh, ka menduar t’i futet muzikës. “Do të marrim pjesë në festivalin ‘Çelësi muzikor’, jam në duet me grupin ‘Fama’, d.m.th. Buraku & Meti. Ndërsa kënga quhet ‘Falma’, ku jemi edhe pretendentë për të fituar”, thekson Meti në bisedën e realizuar për gazetën “Panorama” mbi projektet e tij të reja.
Mbi të gjitha, Meti komenton edhe dy banorët nga Kosova, Viganin dhe Edberin, të cilët i ka shokë shumë të mirë. “Sa për ‘Big brother’, unë taninuk i ndjek ato, sepse nuk kam as një minutë kohë të lirë duke u marrë me xhirime në Rtv21. Pastaj kam dhe lokalin tim ‘Large bar’ dhe ‘Duplex club’ dhe me një fjalë kam shumë punë. Por Viganin dhe Edberin i kam shokë shumë të mirë prej vitesh”, thotë Meti, i cili në sajë të njohjes e di se çfarë i duhet shtëpisë së famshme e çfarë jo.
“Mendoj që këta të dy i duhen shtëpisë së ‘BB’, sepse e kam vërejtur se në gjithçka që bëhet në shtëpi, këta të dy i japin frymë të gjallë. Dhe të gjitha vajzat janë të pasionuara pas këtyre të dyve. Interesante tek ata të dy është se secilën femër që e ka pasur Edberi, e ka pasur edhe Vigani dhe anasjelltas. Pastaj shpesh kemi bërë party në shtëpi me mbi 15 femra, kemi shikuar filma, kemi luajtur e kemi pirë, kur jemi bërë bashkë gjithë shoqëria edhe kemi kënduar me kitarën e Viganit”, thekson Meti.

No comments:

Post a Comment