Monday, April 15, 2013

Abidal:Besova në Allah edhe kur vuaja nga krizat.


Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal është rrëfyer për një televizion francez për përjetimet e tij gjatë kohës së tij të shërimit. Abidal tha se gjatë kësaj kohe ai ka pasur 5 operacione.
“Unë kam vuajtur shumë. E kam ditur se gjendja ime është të jesh apo të mos jesh. Dua të ju them të drejtën se kurrë nuk e kam menduar vdekjen sepse është Allahu i madhëruar është ai që vendos për mua. Unë i besoj shumë atij. Në këtë kohë unë kam kryer 5 operacione. Mjekët më treguan se kisha humbur 19 kilogramë. Kam qenë edhe në gjendje kome, madje ua kërkova mjekëve nëse mund të më kalonin në komë, që të mos ndjeja dhimbjet e padurueshme”, deklaroi Abidal për mediat franceze.Mbrojtësi francez e kreu me sukses transplantimin e mëlçisë, pak muaj pasi e kishte mposhtur kancerin. Abidal tani i është rikthyer përsëri futbollit, gjë e cila dikur dukej e paimagjinueshme.

No comments:

Post a Comment