Monday, April 15, 2013

Shaqiri, Xhemaili, Behrami dhe Xhaka luajnë për Kosovën kundër Argjentinës? (video)

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e pranon se Argjentina është në opsion të përfaqësueses së Kosovës, për ta zhvilluar një ndeshje miqësore në muajin qershor, mirëpo janë duke e pritur vendimin përfundimtar të FIFA-s. Kongresi i radhës i FIFA-s do të mbahet në muajin maj, kur edhe do të dihet më shumë rreth ‘fatit’ të futbollit kosovar. Gjatë kësaj periudhe, presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter do të ketë bisedime me palën serbe të futbollit, pasi është autorizuar që vet kreu i futbollit botëror ta zgjidh këtë çështje. Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve, skuadra e Albert Bunjakut do ta ketë përballë Lionel Messin me shokë.
Ndërkohë, mësohet se FFK-ja është në kontakte me shumë lojtarë shqiptarë të cilët edhe pse mbrojnë ngjyrat e shteteve tjera, t’iu mundësohet së paku që në këtë ndeshje t’i mbrojnë ngjyrat e Kosovës. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili e të tjerë mund të jenë pjesë e asaj ndeshje të madhe për Kosovën. Edhe mediat e huaja kanë shkruar se më 14 qershor pritet të zhvillohet ndeshja miqësore midis Kosovës dhe Argjentinës.

No comments:

Post a Comment